
Një tren ka dalë nga shinat pranë resortit alpin të Garmisch-Partenkirch Garmisch-Partenkirch në Gjermani dhe për pasojë kanë humbur jetën katër persona.
Bëhet me dije se nga ky aksident në Bavari janë plagosur 30 persona, nga të cilët 15 janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12.15 dhe sipas Bild, në bord kishte shumë studentë.
Sipas mediave të huaja të paktën tre vagonë treni janë përmbysur.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë.



