
Presidenti rus Vladimir Putin i dha homologut të tij amerikna Donald Trump gjatë samitit të Helsinkit një top futbolli Adidas gjatë një konference shtypi. Ai ishte topi që u luajtën ndeshjet e kampionatit Botërorë Rusi 2018 dhe ishte një dhurat për Trump i cili pasi e mori ia kaloi direkt bashkëshortes së tij Melanias e cila ishte ulur në rrjeshtin e parë gjatë konferencës mes dy liderëve.
Nga ana e tij shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se topin do tja japi djalit të tij të vogë Baron, por sipas CNN topi mund të ketë një çip të fshehur dhe kjo ka ngritur dyshimet e inteligjencës amerikane. Imazhet e topit që Putini i dha Trump tregojnë një logo që ka një çip të përfshirë si pjesë e një veçori standarde.
Faqja e internetit Adidas shpjegon se teknologjia u jep përdoruesve akses për të realizuar blerjen e tij në çdo dyqan dhe që nëse lidhet me telefonin jep informacione mbi topin dhe shumë të tjera.
Bloomberg njoftoi për herë të parë për logon e chipit të transmetuesit në topin e futbollit. Shërbimi Sekret i SHBA-së tha në një deklaratë: "Të gjitha dhuratat që i janë dhënë Presidentit janë subjekt i një shqyrtimi të plotë të sigurisë. Shërbimi Sekret nuk komenton në mënyrë specifike dhe as në përgjithësi rreth mjeteve dhe metodave të përgjegjësive mbrojtëse".
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar asnjë kërkesë që i është dërguar rreth topit. Nuk është e qartë nëse topi që Putin i dha Trump përmbante pajisjen e reklamuar dhe nëse e bën këtë, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht paraqet një rrezik sigurie.
Megjithatë, ka pasur spekulime se dhurata nuk mund të jetë e sigurt. Të njëjtën ditë kur Putin i dha Trump topin e futbollit, senatori republikan i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham shkroi një paralajmërim duke thënë se "nëse do të isha unë, do ta kontrolloja topin e futbollit për pajisjet e dëgjimit dhe nuk do ta lejoj kurrë atë në Shtëpinë e Bardhë".
Adidas nuk pranoi të komentonte nëse chip mund të kompromentohej nga hakerat. Faqja e internetit të saj thotë se "nuk është e mundur të fshihen ose të rishkruhen parametrat e koduar" të etiketës së aktivizuar me teknologjinë e komunikimit.
Pas konferencës së shtypit, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Dan Coats lëshoi një deklaratë duke thënë se "përpjekjet e Moskës për të minuar demokracinë tonë" janë "të vazhdueshme" dhe "të përhapura".
Në mes të një reagimi, Trump më vonë tha se kishte gabuar gjatë konferencës për shtyp dhe se ai e mban Putin personalisht përgjegjës për ndërhyrjen e zgjedhjeve.



