
Google mbush 25 vjeç sot, e mërkurë 27 shtator 2023. Kushdo që hap motorin e kërkimit ditën e sotme sheh një 25 në mes të shkrimit në ekran.
Doodle feston çerek shekullin e tij me një kolor ngjyrash, duke falënderuar përdoruesit “që kanë kërkuar me ne gjatë gjithë këtyre viteve!”.
Shpikjen e saj ia detyrojmë Larry Page dhe Sergey Brin, studentë në Universitetin e Stanfordit në atë kohë, të cilët pasi zhvilluan teorinë sipas së cilës një motor kërkimi i bazuar në shfrytëzimin e marrëdhënieve ekzistuese midis faqeve të internetit do të prodhonte rezultate më të mira sesa teknikat empirike të përdorura më parë, ata themeluan kompaninë më 27 shtator 1998.
Ata ishin të bindur se faqet e cituara me një numër më të madh lidhjesh ishin më të rëndësishmet dhe më të denjat, prandaj vendosën të thellojnë teorinë e tyre brenda studimeve që kishin ndjekur, duke hedhur kështu themelin për kërkimin e tyre.
Google ka lindur në Menlo Park, një qytet në kufirin lindor të San Mateo County, në zonën e gjirit të San Franciskos të Kalifornisë, dhe selia e tij ndodhet në Montain View, në të ashtuquajturin Googleplex.
Me mbi 90% të kërkimeve në nivel global, Google është motori i kërkimit më i përdorur nga përdoruesit e internetit dhe padiskutim dominon renditjen e motorëve të kërkimit më të përdorur në botë.



