
Nga Brukseli, ku u mbajt takimi i Parë i Ministrave të Transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka marrë garancinë për realizimin e disa projekteve të rëndësishme. Ministri Damian Gjiknuri, u shpreh se ndër veprat kryesore që marrin financimin nga BE do të jenë hekurudhat që do na lidhin me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.



