
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se përpjekjet e Bashkimit Europian për ta detyruar Serbinë të distancohet nga Moska dhe të afrohet me Brukselin rrezikojnë të krijojnë ndarje të njëjta si ato që çuan në krizën e Ukrainës.
Në një intervistë për “Euronews”, Lavrov tha se BE e ka shprehur qartë se Serbia duhet t’u bashkohet vendeve që i kanë vendosur sanksione Rusisë që pas aneksimit të Krimesë, në mënyrë që të bëhet pjesë e bllokut.
“Të përpiqesh ta vendosësh qeverinë në Beograd para zgjedhjes: jeni me Rusinë apo me Perëndimin, është njësoj si në rastin e krizës në Ukrainë, ku shoqëria ukrainase u nda”, tha Lavrov.
I pyetur se si do të ishte një skenar i ngjashëm me Ukrainën, ku konflikti lindi mes rebelëve rusofonë dhe qeverisë properëndimore, Lavrov tha: "Unë shpresoj që Perëndimi, i cili e luajti skenar, të ketë zënë mend".
Një tjetër kusht që Brukseli i ka vënë Serbisë për anëtarësimin në NATO është njohja e Kosovës, tha Lavrov. Kosova festoi dje 10-vjetorin e pavarësisë, por nuk njihet si shtet as nga Rusia dhe as nga Serbia. / Euronews /



