
Në kohën kur sot është dita e pestë e sulmit mbi Ukrainë, bota ka marrë një sërë masash dhe sanksionesh kundër Rusisë.
Por cili është qëllimi i vërtetë i Putinit në këtë histori?
Sipas deputetit të PD, Kreshnik Çollakut, i ftuar në edicionin e “MCN live”, synimi i Putin më shumë se pushtimi i Ukrainës, ishte një betejë antiNato, antiBE, por që hasi në kundërshtimin e përbashkët të të tërë perëndimit kundër federatës ruse.
Mendoj se e gjithë kjo ngjarje, e ka ndryshuar kontinentin evropian, do të jemi në marrëdhënie ndërkombëtare të reja, është e paprecedent që Rusia, si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sulmojë në mënyrë aq agresore, asnjëherë se kuptoj se çfarë përfitimi imediat do të ketë Rusia nga një pushtim i Ukrainës, do të ishte i palogjikshëm në raport me koston e madhe që i krijoj vetës.
Sot kemi një betejë të humbur me atë që ishte qëllimi kryesor i Putinit, qëllimi nuk është Ukraina, qëllimi ka qenë fitimi i një beteje në një influencë me një betejë antiNATO, antiBE, për të shtyrë perëndimin, Të gjitha këto synime afatgjate politike të Putinit, janë shpartalluar në pak ditë, sot e gjithë Evropa, perëndimi është e bashkuar kundër federatës ruse dhe mendoj se në këtë rast ka qenë një betejë e humbur që sot. Putini llogariste të përçante BE, NATO-n, e cila kishte elementë përçarëse, në fakt ndodhi e kundërta, roli i SHBA në këtë rast ishte unifikimi i të gjithëve, dhe unë them se kjo është beteja kryesore që Putini ka humbur.



