Samiti me Korenë e Veriut, Pence paralajmëron Kim Jong-un të mos luajë me Trump

Samiti me Korenë e Veriut, Pence paralajmëron Kim Jong-un të mos luajë me Trump

Zëvendëspresidenti Mike Pence ka paralajmëruar Kim Jong-unin e Koresë e Veriut të mos “luajë” me presidentin Trump, nëse ata takohen muajin tjetër. Pence than ë një intervistë në Fox News se një lëvizje e tillë do të ishte “një gabim i madh” nga ana e Koresë së Veriut.

Pence tha se nuk ka diskutim në lidhje me pjesëmarrjen e Trumpit në samitin e 12 qershorit.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të tërhiqet nga takimi pas komenteve të këshilltarit të sigurisë, John Bolton.

Vendi komunist reagoi me ashpërsi kur Bolton la të kuptohej se modeli i Libisë do të ndiqej edhe në rastin e denuklearizimit të Koresë së Veriut.

Ish-lideri i Libisë, Muammar Gadafi, ra dakord me Perëndimin në vitim 2003 për të hequr dorë nga program bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve. Tetë vjet më vonë, ai u vra nga rebelët e mbështetur nga Perëndimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy