Këshilltarja e kryeministrit Kurti: Policia serbe më ndaloi kalimin e kufirit

Këshilltarja e kryeministrit Kurti: Policia serbe më ndaloi kalimin e kufirit

Policia kufitare serbe i ka ndaluar kalimin e kufirit këshilltares së kryeministrit Kurti, Ardita Sinani. Ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka bërë me dije lajmin përmes një njoftimi në rrjetet sociale. 
Ajo thotë se arsyetimi i vetëm që i është dhënë nga policët kufitarë të Serbisë se kanë urdhër për ndalimin e saj “dhe nuk mund të lejojnë ta kalojë kufirin pa marrë pëlqim nga baza”.

“Asnjë sqarim shtesë për arsyen, apo se kush është baza që duhet pyetur dhe marrë leje për të kaluar kufirin. Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qenurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jet mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shprehet Ardita Sinani

Ajo vë sakaq në dukje se “ky rast do të jetë vetëm shtytje edhe më e madhe për të folur me zë edhe më të lartë për diskriminimin shtetërorë serb ndaj shqiptarëve". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy