Shtresa e ozonit arktik është zvogëluar duke shënuar kështu një rënie të vërtetë historike, ndërkohë që rimëkëmbja e tij e vazhdueshme mbi Antarktidë po habit shkencëtarët.
Shërbimi i Monitorimit të Përbërjes Atmosferike nga Organizata Evropiane për Shfrytëzimin e Satelitëve Meteorologjikë paralajmëroi javën e kaluar për "humbje dramatike të ozonit" mbi Antarktidë këtë muaj.
"Zakonisht vrima e ozonit shfaqet në Antarktidë në pranverë. Këtë vit, për shkak të kushteve të veçanta meteorologjike, varfërimi i ozonit vërehet edhe në rajonin polar verior", shpjegoi ai.
Zhdukja e ozonit është e lidhur drejtpërdrejt me temperaturën në stratosferë. Ozoni shkatërrohet nga reaksionet kimike në retë stratosferike, të cilat mund të formohen vetëm në temperaturë nën -80 ° C.
Shkencëtarët presin që vlerat e ozonit të rikuperohen, ndërkohë që stratosfera nxehet. Temperaturat tashmë kanë filluar të rriten.
Vendet nën këtë vrimë janë të ekspozuara ndaj rrezatimit ultraviolet që sa vjen e rritet.
Vrima e ozonit mbi Antarktidë mund të ketë ndikime në qarkullimin atmosferik - lëvizjen në shkallë të gjerë të ajrit që shkakton erëra dhe shpërndan energji termike në të gjithë globin.
Ndërkohë, në anën tjetër të globit, vrima mbi Polin e Jugut është në nivele më të ulëta historike.
Një studim i botuar në Nature zbuloi se ndalimi i vitit 1987 mbi substancat që shkatërrojnë ozonin (ODS) si pjesë e Protokollit të Montrealit ka çuar në rikuperimin e rrymave jugore - një grup i ngushtë i erërave të forta që formojnë modelet e motit dhe rrymën e oqeanit në hemisferën jugore .
Shkencëtarët zbuluan se që nga viti 2000, rryma ka ndaluar lëvizjen drejt jugut gjë që ka shkaktuar përmirësimin e shtresës së ozonit mbi pol.



