7 drejtorë në 10 muaj/ Lame prezenton drejtorin e ri të Kadastrës: Vlora po paguan kusuret e 30 viteve (VIDEO)

7 drejtorë në 10 muaj/ Lame prezenton drejtorin e ri të Kadastrës: Vlora po paguan kusuret e 30 viteve (VIDEO)

Vetëm tre ditë pas dorëheqjes së drejtorit të shtatë, Artan Lame, kreu i Agjencisë se kadastrës ka prezantuar, Andi Binaj, drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës.

“Vlora po paguan kusuret e 30 vjetëve papërgjegjshmërie në fushën e pronës. Askund si në Vlorë kanë qenë prezente si, falsifikimet e regjistrave të pasurive të paluajtshme, çështjet gjyqësore të hapura e zgjatura, në shumë raste edhe mbi 5 e 10 vjet. Vendimet e Prokurorisë për zbulimin e grabitjeve të pronës publike e private. Kujtoj këtu vetëm vendimet e kohëve të fundit në bregdetin e Karaburunit, konfliktet civile të cilat kanë mbushur kronikën e zezë të këtij qyteti.”,- tha Lame.

“Sikurse jeni në dijeni, Agjencia Shqiptare e Kadastrës ka filluar procesin e regjistrimit fillestar për te gjitha zonat kadastrale të mbetura. Ndër zonat që kanë nisur regjistrimin së fundmi janë edhe 8 ZK të bashkisë Himarë, proces i cili po kryhet nga Projekti i Përmirësim/Përditësimit dhe Regjistrimit Fillestar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës. Regjistrimi fillestar është hapi kyç drejt garantimit të të drejtave të pronarëve të ligjshëm, në kuadër të sigurimit dhe krijimit të tregut të konsoliduar të tokës.”,- shton ai.

“Drejtori i ri i Kadastrës Vlorë, së shpejti do të ketë në dorë rezultatin e këtij procesi, për ta vënë atë në dispozicion të qytetarëve dhe biznesit. Por pavarësisht procesit të regjistrimit fillestar, detyra kryesore e tij do të jetë ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve në kohë dhe me cilësi duke përmirësuar ndjeshëm mangësitë që mund të jenë krijuar gjatë këtyre kohëve.”,- vijon Lame.

Drejtori i ri i Agjencisë së Kadastrës në Vlorë, Andi Binaj, deklaroi se faktet do flasin më shumë se fjalët. “Jam lindur e rritur në Vlorë. Kam eksperiencë pune në privat e publik. Arsim të lartë në drejtësi. Kam punuar pranë zyrave vendore të kuvendit të Shqipërisë. Duke parë gjendjen aktualet të kadastrës Vlorë më lejoni ta përmbledh me një fjali, le të flasin faktet dhe jo fjalimet për punën e kadastrës së Vlorës. Ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e risive të reja të kësaj kadastre.”,- tha ai.

Nuk dihet nëse edhe emri i ri do të zgjedhë të largohet nga detyra ashtu si edhe parardhësit e tij. Prej vitesh, problemet me pronat në qark kanë çuar në largimin e shumë drejtuesëve të këtij insitutucioni.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Juregn Pilkati (15 ditë si shef), Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy