
Për shkak të reshjeve të shumta të shiut prurjet e lumit Vjosa janë rritur duke përmbytur urën e Milofit.
Burime për MCN bëjnë me dije se për dhe rruga e Levanit është mbyllur për kalim për shkak të përmbytjeve. Rruga automobilistike është e pakalueshme për makinat e vogla.
Lumi Vjosa doli nga shtrati dhe në disa pika të tjera përveç urës së Milofit. Prurjet vazhdojnë të jetë të mëdha, ndërsa çdo minutë që kalon shtohet sasia e ujit.



