Ushqimet që luftojnë sëmundjet e stinës

Ushqimet që luftojnë sëmundjet e stinës

Të parandalosh dhe luftosh sëmundjet dhe virozat e stinës është e mundur duke filluar nga ushqimet që përdorim.

Gjithnjë e më shumë ekspertë pajtohen se parandalimi i shumë sëmundjeve kronike, përfshirë ndikimet sezonale, varet gjithashtu nga ajo që ne sjellim në tryezë.

Në muajt kur temperaturat bien, njerëzit janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve sezonale me të cilat mund të përballen duke pasur sistemin e tyre imunitar të fortë dhe të gatshëm të sprapsin viruset.

Më poshtë do tju njohim me 10 ushqimet që mbrojnë dhe forcojnë sistemin imunitar.

Portokalli, mandarina, limoni, mente, por edhe qitro dhe grejpfrut: të gjitha frutat-agrume janë të pasura me vitaminë C dhe për këtë arsye janë thelbësore për forcimin e sistemit imunitar

Brokoli dhe të gjitha perimet që i përkasin familjes së jeshillëqeve nuk mund të mungojnë në tryezat tona në muajt e ftohtë të dimrit. Kështu që për lakrën, brokolin, lakrat, lulelakrën dhe lakrën salcë, cilësohen si thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar

Supa Miso është pjesë e traditës japoneze por ka një fuqi të shkëlqyeshme ngrohëse dhe shëruese, e dobishme për ata që përjetojnë simptomat e para të ftohjes. Gatuhet me disa lloje perimesh dhe erëzash.

Frutat e thata, të pasura me omega 3 dhe minerale, përveç forcimit të sistemit imunitar, kujdesen edhe për lëkurën dhe flokët, të dëmtuar nga faktorët atmosferik

Xhenxhefili (xhinxheri) është një erëz e çmuar që mund të luftojë natyrshëm sëmundjet sezonale të tilla si ftohjet, dhimbjet e fytit dhe gripit, në sajë të alicinës që kemi parë tashmë në hudhër.
Mjalti, një antibakterial natyral, na vjen në ndihmë për të lehtësuar kollën dhe dhimbjet e fytit, kështu që fuqia e tij është më shumë kurative sesa parandaluese.

Panxhari është një burim i çmuar i energjisë dhe vitaminës C, forcon sistemin imunitar, kështu që në rast etheje është shumë e dobishme ta përfshini në vaktin tuaj.

Kungulli, mbreti i vjeshtës (dhe një pjesë e mirë e dimrit) është një burim i karotenoideve, atyre pararendësve të vitaminës A të aftë për të stimuluar sistemin imunitar.

Shega është perfekte për forcimin e sistemit imunitar në muajt e vjeshtës dhe dimrit, e pasur me vitamina, minerale dhe veti antivirale. Jo pak ekspertë e konsiderojnë atë si një antibiotik natyral.

Hudhra dhe qepa janë njohur që në kohërat antike për fuqinë e tyre sidomos ajo antibiotike. Alicina që përmban hudhra është arma juaj në rast ftohjeje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy