PD nxjerr të dhënat, Strazimiri: “Fatmirë”e “Saimirë” të narkoqeverisë dorëzohuni (VIDEO)

PD nxjerr të dhënat, Strazimiri: “Fatmirë”e “Saimirë” të narkoqeverisë dorëzohuni (VIDEO)

Partia Demokratike u ndal sërish tek raporti i antidrogës italiane, duke renditur 9 fakte për këtë fenomen, që sipas saj, rrëzojnë pretendimet e Ministrisë së Brendshme. 

Reagimi i selisë blu vjen pas qendrimit zyrtar që mbajti Ministria e Brendshme, pas raportit të antidrogës italiane, dhe thekson se e vërteta është krejt ndryshe nga sa deklaron ministri Xhafaj.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka numeruar faktet dhe shifrat që sipas tij, rrëzojnë ministrinë e Xhafajve për eksportin e drogës në Itali.   

Strazimiri thotë se autoritetet italiane deklarojnë se kanabisi i kapur gjatë vitit të shkuar nuk është më i vjetër se 6 muaj, duke rrëzuar pretendimin e qeverisë se fenomeni i kultivimit është asgjësuar.

"Datat e trafikimit fillojnë me 2 janar të 2017, deri në 18 maj 2017 kur në zyrën e Ministrit të Brendëshëm doli Saimir Xhafaj dhe hyri Dritan Demiraj. E më tej rifillojnë me 6 shtator 2017 kur në detyrë rikthehet Fatmir Tahiri, për të vazhduar deri me 30 dhjetor 2017. Përsa i përket “zhdukjes së kultivimit të drogës gjatë 2017”, gjenerali Italian Guardia di Finanza Nikola Altieri i deklaron gazetës “Liberation” para 2 javësh: megjithëse ata (autoritetet shqiptare) pretendojnë se droga që ende vazhdojmë të kapim është prodhim I viteve të mëparëshme, analizat e bëra mallit, tregojnë se nuk është prodhim më i vjetër së i 6 muajve më parë", deklaroi Strazimiri.

Sipas demokratëve, kjo është e vërteta, sa ç’është e vërtetë që Agron Xhafaj është trafikant droge që po kryen dënimin në Itali, e që vëllain ia bënë “saimir” të Ministrisë së Brendëshme, pasi “reformoi” drejtësinë shqiptare.

"Nëse cilido që na rrethon, paska filluar të flasë “shqup”, “Fatmirë” e “Saimirë” të narkoqeverisë DORËZOHUNI, koha juaj ka mbaruar! Jeni të rrethuar!", e mbyll deklaratën e tij Strazimiri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy