Reforma territoriale, Qori: Ka ujdi mes PS-së dhe PD-së, synojnë drejtësinë e re

Reforma territoriale, Qori: Ka ujdi mes PS-së dhe PD-së, synojnë drejtësinë e re

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë tha në studion e lajmeve të MCN Tv se PS-ja dhe PD-ja po përgatisin ujdi të shumëfishta dhe pas reformës territoriale, radhën do e ketë reforma në drejtësi pasi Edi Rama dhe Sali Berisha kërkojnë t’i shpëtojnë burgut.

 

Kam përshtypjen se PS dhe PD po përgatisin ujdi të shumëfishta se kanë interesa të përbashkëta, që janë të kundërta me interesin popullor. Në radhë të parë kemi të bëjmë me reformën në drejtësi, për të cilën nuk po flitet, se po flitet për reformën territopriale mirëpo nteresi më i madh i Ramës dhe Berishës është që të zhbëjnë ose të ndryshojnë për keq ligjet e reformës së drejtës. Duan t’i shpëtojnë burgut, dhe të shpëtojnë bashkëpunëtorët e tyre. Frika ime është se pas reformës territoriale ku ne nuk kemi ide cfarë do të bëhet, do të shkojnë tek reforma në drejtësi dhe mund të shkojnë tek refoma zgjedhore për ta bërë më të vështirë që partitë e reja të çajnë në sistemin elektoral në Shqipëri. 

 

Procesi i hetimit duhet të jetë kompleks. Duhet ta gjurmojë paranë e vjedhur dhe t’ua kthejë qytetarëve.

 

I pyetur për lidhjen e Kreshnikës Tërnovës me Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin, Qori tha: 

 

Nuk jam njeriu më i mirëinformuar për këtë halabakë të dorës së dytë me funksione publike, ose jopublike që ndajnë paratë me politikanët. Disa prej tyre kam dëgjuar që mund të jenë emra shumë pranë pushtetit, shumë pranë Ramës. Më bën të kuptoj që kjo mënyrë qeverisje ka degraduar në atë mënyrë që halabakët kanë në dorë një pjesë të konsiderueshëm të shtetit. 

 

Një shtet që i lë mekanizmat e vet të kontraktimit të negocimit në duar të njerëzve që vijnë nga nëntoka kriminale është shtet që ka humbur karakterin e vet demokratik, por edhe minimumin e seriozitetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy