Scholz në 80-vjetorin e atentatit ndaj diktatorit Hitler: Duhet të mbrojmë demokracinë

Scholz në 80-vjetorin e atentatit ndaj diktatorit Hitler: Duhet të mbrojmë demokracinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje këtë të shtunë për përpjekje dhe përfshirje më të gjerë qytetare për të mbrojtur demokracinë, ndërsa përkujtoi 80-vjetorin e atentatit të dështuar ndaj liderit të Gjermanisë naziste, Adolf Hitler.

“Demokracia jonë varet nga përpjekjet tona të palodhura, nga angazhimi i secilit prej nesh. Demokracia lulëzon prej faktit se qytetarët aktivë janë të përfshirë në të dhe kur e trajtojmë njëri-tjetrin me respekt në jetën e përditshme.”, tha Scholz.

Thirrja e kancelarit gjerman vjen në një kohë që mediet dhe politikanët gjermanë kanë ngritur shqetësime për fuqizimin e lëvizjeve të ekstremit të djathtë që kanë në fokus të fushatës së tyre propagandën kundër emigrantëve dhe për të përmbysur rendin kushtetues, shkruajnë mediet gjermane.

Më 20 korrik, Gjermania përkujton atentatin e dështuar ndaj Adolf Hitlerit. Konti Klaus fon Shtaufenberg tentoi të vriste liderin nazist, por atentati dështoi dhe ai së bashku me 200 komplotistë të tjerë u vranë nga nazistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy