Katër raste të reja janë shënuar me Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 59 persona.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaroi se brenda 24 orëve të fundit, janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19.
Një pacient i moshës 66-vjeçare ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin Infektiv. Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.
Spitali Infektiv, është kryer dje ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negativ. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga Covid-19 për këtë pacient.
24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT.
Janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste,
Tiranë, 42 raste
Durrës, 5 raste
Lushnje, 2 raste
Elbasan, 2 raste
Fier, 6 raste
Rrogozhinë, 2 raste
30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina). Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ministria: Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Apeli: Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital. Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes.
Vetizolimi: Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.



