Vritet numri 2 Ayad al-Jumali në komandën e grupit militant Shteti Islamik.
Kështu është raportuar nga Televizioni shtetëror irakian, duke cituar zyrtarë të inteligjencës ushtarake. Dyshohet se ka mbetur i vrarë nga sulmet ajrore të forcave irakiane. Besohet se Jumali është zëvendës i liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdad.
Forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja, janë duke luftuar për të rimarrë kontrollin e qyteti Mosul, ku lideri i ISIS-it, Al-Baghdadi, e shpalli të ashtuquajturin kalifatin islamik më 2014. Bagdadi besohet se është larguar nga Mosuli dhe po strehohet në shkretëtirë.
Ndërkaq në sulmet që kanë kryer në zonën al-Qaim, pranë kufirit sirian, thuhet se janë vrarë edhe komandantë të tjerë të IS-it.



