
Analisti Neritan Sejamini në emisionin Të Paekspzouarit në MCN TV duke folur për ngjarjen e ndodhur në burgun e Peqinit ku një person u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur u shpreh se si mund të ndodhin të tilla gjëra në një burg të sigurisë së lartë.
Ai tha se aty mungonin kamerat dhe skanerat dhe kjo duhet ti kishte vënë në alarm, ku sipas tij vetëm një siguri e lartë mund të parandalojë krimet.
Dënimi me vdekje parashikohet se ka pasur një hipotezë se ky dënim zbeh krimet se duke pasur frikë vdekjen parandalohen krimet. Në vendet ku ka dënime me vdekje bie prirja për të kryer krime të rënda dhe duke qenë se ato vende që e kanë se kanë të provuar shkencërisht ato vende që se kanë këtë dënim me vdekje nuk kanë pse ta rishikojnë. Shqipëria tashmë e ka dënimin me vdekje të sanksionuar në konventat ndërkombëtare dhe po të duan nuk e kthen dot, por dhe po e ktheve prapë sbën dot ndonjë gjë. Si ka mundësi që një burg me sigurinë më të lartë të mos ketë skaner dhe kamera dmth të mos punojnë, kur qeveria i jep dhjetëra miliona euro çdo vit kompanisë që i mirëmban.
Si ka mundësi një drejtor burgu, nëndrejtor, shef policie kanë skaner që su punon për muaj të tërë dhe këta se kanë ngritur këtë problema për muaj të tërë. Sepse të gjitha këto elementë mund ta kishin shmangur këtë.



