Drashkoviç: Sa herë shkoj në Paris, vendos lule tek varri i Esat Pashë Toptanit

Drashkoviç: Sa herë shkoj në Paris, vendos lule tek varri i Esat Pashë Toptanit

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Drashkoviç, gjatë një interviste për "Deutche Welle", se ka deklaruar se vendi i tij po e paguan shtrenjtë idenë e "Serbisë së madhe", si dhe e ka cilësuar si historike vizitën e Edi Ramës në Beograd. 

Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi në vite, ish-ministri i Jashtëm serb shprehet se në historinë mes dy vendeve ka shumë shembuj, që sipas tij, vendet kanë ndihmuar njëri-tjetrin, si për shembull në kohën e luftërave ballkanike, kur ushtria serbe dhe Esad Pasha kanë ndihmuar njwri-tjetrin. 

"Sa herë që shkoj në varrezat serbe në Paris, unë i marr me vete dy buqeta lulesh: një për ushtarët serbë që kanë rënë atje dhe tjetrën për Esad Pashën, i cili ka vdekur në spitalin ushtarak në Paris dhe me dëshirën e tij është varrosur në mesin e ushtarëve serbë", rrëfen Drashkoviç.

Deutsche Welle: Zoti Drashkoviç, si e vlerësoni vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd: a mund të quhet ajo si një vizitë historike apo mund të thuhet se ky ishte një dështim historik i kryeministrave Rama dhe Vuçiç, për të filluar fazën e afrimit mes dy popujve?

Vuk Drashkoviç: Vizita është e një rëndësie shumë të madhe. Kryeministri i Shqipërisë erdhi në Beograd dhe bisedoi me kryeministrin e Serbisë. Ai e ka vizituar edhe bashkësinë etnike shqitpare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. 

E ka ftuar kryeministrin e Serbisë për vizitë në Tiranë. Edhe sikur të mos ishin dakorduar asgjë tjetër, vet marrëveëshja që të nënshkruhet një marrëveshje për udhëtim vetëm me letërnjoftime të shtetasve të Shqipërisë dhe Serbisë në këto vende, paraqet arritje historike. 

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, shpresoj me rastin e vizitës së Vuçiçit në Tiranë, dhe pas fillimit të zbatimit të saj, jam shumë i sigurt se me dhjetëra e dhjetëra mijëra turistë serbë do të nisen drejt bregdetit shqiptar. 

Jam i bindur se atje do të shkojnë të rinjtë dhe njerëzit e biznesit. Në mënyrë masive do të nisen drjet Serbisë edhe shqitparët. Kjo është një marrëveshje e karakterit evropian, që shënon evropeizimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Unë vërtetë nuk dua t'i vërejë shkëndijat që kanë ndodhur mes kryeministrave Rama dhe Vuçiç. Nuk u kushtoj kurfarë rëndësie dhe ato shpejt do të harrohen.

Vuk Drashkoviç: Vizita e Ramës është historike.

DW: Si e shpjegoni faktin që vet përmendja e pavarësisë së Kosovës nga kryeministri Rama shkaktoi një reagim kaq të ashpër jo vetëm të kryeministrit Vuçiç por edhe të gjitha mediave dhe opinionit në Serbi?

Rama në fakt nuk ka thënë asgjë të re, ai vetëm ka përsëritur realitetin që Kosovën e kanë njohur 108 vende – që e di edhe Serbia?Vuk Drashkoviç: Realitet është që pavarësinë e Kosovës e njohin 108 vende. Realitet është që Serbia prej vitit 1999 nuk e ka sovranitet mbi Kosovën. 

Nuk e ka atje pushtetin juridik, legjislativ dhe ekzekutiv. Nuk i ka atje forcat policore apo ushtarake. Realitet është edhe fakti që Serbia dhe Shqipëria duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se nga 28 vendet anëtare të BE, 23 e njohin pavarësinë e Kosovës. 

Kjo është ana politike dhe këto janë fakte të pakontestueshme. Por realiteti i Kosovës i ka disa kate. Një prej tyre është ai historik, i cili nënkupton që populli serb e përjeton Kosovën ashtu siç parashikon miti dhe epi për Kosovën. 

Sipas këtij miti, Kosova është themeli shpirtëror dhe kulturor, jo vetëm i serbëve në Seri, por i tërë popullit serb. Realitet është që kur njeriut i amputojnë një dorë apo këmbë, një kohë shumë shumë të gjatë ai i ndjenë këto gjymtyrë dhe ndjenë dhembje shumë të mëdha. 

E ndjenë gjymtyrën që nuk e ka, që në medicinë quhet dhembje fantome. Realitet është po ashtu që sot në Kosovë ka shumë probleme. Procesi i pajtimit po shkon tmerrshëm ngadalë. 

Kthimi i serbëve po zhvillohet kaq ngadalë, sa që mund të thuhet se ky proces gati që nuk ekziston fare. Ndërsa realiteti më i ri është Marrëveshja e Brukselit. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje është ndërprerë. 

Nuk do të na çojë askund në qoftë se palët e fajësojnë njëra – tjetrën dhe bëjnë gara se kush e ka fajin për mos zbatimin, por fakt është që Marrëveshja duhet të zbatohet menjëherë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy