Ngjarjet e fundit dhe sulmet terroriste kanë sjell panik tek qytetarët e kontinentit të vjetër Evropian. Kjo gjë është parë më së miri kur një vloger i njohur në Youtube është nxjerrë me forcë nga një fluturimi i Delta në aeroportin “Heathrow” në Londër, pasi ai po i liste nënës së tij në gjuhën arabe.
Adam Saleh, 23 vjeç, i cili ka 1.6 milionë ndjekës në rrjetin e videove, tha se “e përzunë” nga avioni kur një pasagjere e dëgjoi duke folur arabisht, dhe u ndje e pasigurt.
Pasi filmoi të gjithë incidentin, Saleh postoi në "Twitter": “Na nxorën nga avioni i Delta sepse i fola arabisht mamasë time në telefon…Çfarë dreqin….ju lutem përhapeni”.
Klipi tij është parë mbi 150 mijë herë pasi u publikua online, Adam konfrontohet me pasagjerët që bënë ankesën ndaj tij.
“Thashë një fjalë dhe ju thatë që ndjeheni të pasigurt. Pse po e bëni këtë?” i bërtet ai një burri prapa.
Ndërkohë një video tjetër, thuhet se pasagjerët “e bënë të ndjehej sikur ishte një terrorist”.



