Korçë, policia gjen 13 thasë me hashash (FOTO)

Korçë, policia gjen 13 thasë me hashash (FOTO)

Një sasi prej 90 kg kanabis është sekuestruar në Korçë nga policia. Lënda e paketuar në 13 thasë është gjetur në pyllin e fshatit Lekas.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë ushtruar në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Lekas” kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

13 thasë me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë 90 Kg.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy