Presidenti Bujar Nishani ndodhet për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Nishani është takuar me homoglun e tij, Hashim Thaçi, i cili e ka nderuar me medaljen “Urdhri i Lirisë”
Thaçi ka falënderuar Nishanin për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën.
Ndërkohë, Nishani me këtë rast, ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ka thënë se liria është dimensioni më i pazëvendësueshëm për një komb, raporton Zëri.
Po sot, Nishani u nderua edhe me titullin “Qytetar Nderi i Komunës Drenas”.



