Muçi: Ka një mungesë angazhimi të GjK për të shteruar gjithë problematikën që paraqiste rasti Qyno (VIDEO)

Muçi: Ka një mungesë angazhimi të GjK për të shteruar gjithë problematikën që paraqiste rasti Qyno (VIDEO)

Avokati Besnik Muçi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ka një mungesë angazhimi maksimal të Gjykatës Kushtetuese për të shteruar gjithë problematikën që paraqiste rasti Qyno dhe raste të tjerë të ngjashme që kanë të bëjnë me sekuestrimin e pajisjeve elektronike të shqiptarëve.

Shoh disa elementë shumë të rëndësishëm të këtij vendimi që në vlerësimin tim e bëjnë këtë vendim jo të plotë. Shoh një mungesë angazhimi maksimal të Gjykatës Kushtetuese për të shterur gjithë problematikën që paraqiste rasti Qyno, por dhe raste të tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me sekuestrimin e pajisjeve elektronike të shtetasve shqiptarë, jo vetëm të gazetarëve.

Muçi thotë që Gjykata Kushtetuese e bën të qartë që se SPAK nuk ka hetuar si kanë dalë dosjet e prokurorisë dhe se është gjetur rruga më e shkurtër duke shkuar direkt të gazetari.

SPAK nuk ka hetuar sipas Gjykatës Kushtetuese si kanë dalë këto akte që janë dosjet e prokurorisë. Ne nuk kemi informacione, por fakti që shkohet tek gazetari tregon që nuk janë ezauruar mjetet e brendshme, për të parë kush i zotëronte materialet dhe kush mund t’i ketë nxjerrë.

Prokuroria ka gjetur rrugën më të thjeshtë për të shkuar tek gazetari dhe nuk ka bërë hetim brenda subjekteve të mundshme të hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy