Një tentativë grabitjeje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një fotograf rreth 18 vjeç ka rënë pre e grabitjes nga katër persona.
Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur pranë kinemasë në Shkodër. Fotografi është “joshur” nga katër grabitësit përmes një llogarie në “Instagram”.
Fotografi ka bërë rezistencë dhe personat janë larguar. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet dhe punën për kapjen e autorëve.



