Të ardhur nga India, Filipine dhe Indonezia kanë mbërritur në Vlorë për të punuar në sektorin e turizmit dhjetëra të huaj.
Mungesa e fuqisë punëtore ka detyruar administratorët e njësive turistike në bregdet të hedhin vështrimin drejt vendeve të huaja për fuqi punëtore.
Dhjetëra të huaj nga këto vende kanë aplikuar tashme për leje qëndrimi në drejtorinë e emigracionit Vlorë, ndërsa bëhet fjalë për kontrata pune që variojnë nga 6 muaj deri në një vit.
Ka edhe nga ata që tashmë kanë mësuar edhe fjalët e para shqip. Vetë të huajt pranojnë se do të punojnë në sektorin e turizmit, ndërsa shprehen se janë të kënaqur me atë çfarë u është ofruar për të punuar.
Sinkron.
Sektori i turizmit është përballur ndër vitet e fundit me mungesë të fuqisë punëtore në vend çka ka detyruar kompanitë të hedhin vështrimin drejt vendeve të huaja.



