Profesori i Arkitekturës së Peizazhit Zydi Teqja i konsideroi vitet 2000, dhe veçanërisht vitet 90’, si periudhën më të keqe të peizazhit shqiptar.
Gjatë intervistës në “Arnautistan” Teqja theksoi se shkatërrimi i sistemit u shoqërua me një shkatërrim të peizazhit në Shqipëri.
Deri më tani, në kohët kur ndërhyrja ka qenë më e vogël, peizazhi ka qenë më cilësor. Kemi pasur periudha ku peizazhi ishte objekt sulmi në vitet 90’ dhe 2000. Besoj që periudha e viteve 90’ është periudha më e keqe e peizazhit shqiptar. Shkatërrimi i sistemit u shoqërua me një shkatërrim të peizazhit. Të gjitha qeveritë nga mbretëritë deri më sot përpiqen të personifikojnë veten me peizazhit. Po të kujtojmë si ndryshonte peizazhi ynë në 90-ën me Greqinë, por edhe Kosovën, ishte një ndryshim drastik. Vija kufitare dallohej shumë qartë. Sot vazhdon dallimi, por ka përafrime. Sepse peizazhi është pasqyrim i kulturës së një vendi. Një vëzhgim i kujdesshëm mund të lërë të kuptojë se ku po ndodhesh, në një vend të zhvilluar, me kulturë, apo...Është edhe një arkivë historike”.



