Përhapja e zjarreve në Mesdhe, mijëra të evakuaur në disa shtete

Përhapja e zjarreve në Mesdhe, mijëra të evakuaur në disa shtete

Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në Jugperëndim, pasi flakët u përhapën në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.

Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet ku u larguan më herët turistët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras.

Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas. Ndërkaq, në Portugali zjarrët janë vënë momentalisht në kontroll.

Megjithatë, autoritetet portugeze thonë se të paktën 238 persona kanë vdekur nga të nxehtit gjatë javës së kaluar.

Zjarret e Mijas në Spanjë janë jo shumë larg nga Málaga, një zonë e njohur turistike. Në Spanjë, zjarret kanë shpërthyer në provincat Castilla y León dhe Galicia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy