Bie prodhimi i ullinjve/ Lazaj: Shkak kushtet klimaterike. Nuk priten luhatje të mëdha në çmim

Bie prodhimi i ullinjve/ Lazaj: Shkak kushtet klimaterike. Nuk priten luhatje të mëdha në çmim

Nga shumë zona të vendit vijnë raportime për rënie të prodhimit të ullirit për këtë sezon. Adhurim Lazaj, përgjegjës i Drejtorisë së Pemëtarisë në QTTB Vlorë, tha në “Mcn Economy” se faktori kryesor kanë qenë kushtet klimaterike. Sipas tij çmimi i vajit të ullirit këtë vit s’do të ketë luhatje të mëdha në raport me vitin e kaluar. 

 

Nga sa kemi parë në terren ky vit është diçka më poshtë se sa parashikimi që pritej. Është kjo për shkak të kushteve klimaterike që ndodhën në fazën e lulëzimit dhe rritjes së frutave në ullishtari. Ky vit jo vetëm te ne, por në mbarë botën, parashikohet që prodhimi të jetë më poshtë se pritshmëritë. Klima është një faktor që po ndikon nga viti në vit jo vetëm në ullishtari, por në gjithë bujqësinë. Për momentin është e rëndësishme që ullishtarët të bëjnë vjeljen në kushte optimale, pastaj sasia dhe cilësia e vajit do rezultojë nga vjelja.

Për shkak të futjes së prodhimit të ullishtarisë prodhimi s’përbën më shqetësim për tregun e brendshëm. Ajo që mund të ndikojë është eksporti. Para dy vjetësh kemi arritur të eksportojmë 20 mijë tonë. Një sasi vaji që ishte e akumuluar edhe ndër vite, që kishte ngelur stok. Ishte momenti që Spanja të ishte në krizë prodhimi. Këtë vit Spanja dhe vendet e Europës s’kanë rënie drastike. Çmimi i vajit në këndvështrimin tim s’do ketë luhatje të mëdha nga viti i kaluar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy