Zgjedhjet, PS mbledh kryesinë: Dokumentoni çdo përplasje

Zgjedhjet, PS mbledh kryesinë: Dokumentoni çdo përplasje

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë në selinë rozë. Fushata dhe zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë tema kryesore e mbledhjes.

Mësohet se gjatë takimit, kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë, që përmes stafit të tyre elektoral në Tiranë e rrethe të dokumentojnë çdo rast përplasjeje gjatë procesit.

Po ashtu, Rama ka paralajmëruar sërish se do të ketë pasoja ligjore për këdo që kryen krim elektoral.

"Më 30 qershor të kemi një proces me standarde. Të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor. Të respektohet kodi zgjedhor. Kush prek votën dhe manipulon votën, do përgjigjet para ligjit. Të dokumentohet çdo përplasje. Fushata do vijojë deri të premten", është shprehur Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy