Scholz thirrje Putinit: Hidh hapin e parë drejt paqes

Scholz thirrje Putinit: Hidh hapin e parë drejt paqes

Presidenti rus Vladimir Putin duhet të jetë ai që do të bëjë hapin e parë drejt paqes në Ukrainë.

Një deklaratë e tillë u bë nga kancelari gjerman Olaf Scholz, në një komunikim me gazetarët gjatë së shtunës, ku kërkoi që Putin të tërheqë trupat.

“Ai duhet të tërheqë trupat”, tha Scholz gjatë një vizite në Nuthetal në shtetin e Brandenburgut.

Megjithatë, aktualisht nuk ka shenja se kjo ndodh, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nëse negociatat e paqes janë të mundshme.

Putin nuk duhet të ketë sukses në qëllimin e tij për të përdorur forcën për të aneksuar pjesë të një vendi fqinj.

Kancelari gjerman siguroi edhe një herë Ukrainën për ndihmën e Gjermanisë në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy