
26 vjeçari, Françesko Rrushi është një i ri që pasionin për pikturën e ka të veçantë dhe të lindur.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu veçantinë që e karakterizojnë punimet e tij, që mundohet ta perfeksionojë përmes melankolisë dhe abstraksionit.
Piktura melankolike është e veçantë për mua. Më ka ndodh shpesh që e fillojë pikturën dhe e prish, e gris, p.sh., mbrëmë ishte një pikturë 1 metër e gjysme dhe e prisha të tërin.
E kam pasion, profesion, çdo gjë pikturën. Sado të lodhem në punë, frymëzimin e gjej të piktura, kur kthehem dhe punoj në galerinë time.
Piktura do përqendrim, nerva, qetësi, do të fokusohesh vetëm aty.
Normalisht punoj edhe me porosi të njerëzve, portretet bazike kërkohen më shumë, ndërsa ajo që synoj unë është të bëj piktura të veçanta që vijnë nga jashtë, dhe që këtu nuk janë shumë të kërkuara.
Duhet sjelle arrtin tjetër në Shqipëri, të fillojnë njerëzit të stërviten. Te portretet nuk jam fort i zoti, por i bëj ato abstrakte, melankolike, punime abstrakte, etj.
Unë nuk ka studiuar për pikturë, kam mbaruar shkollë për elektrike por nuk e kam ushtruar si profesion, sepse piktura mbetet pasioni im.



