Shfrytëzonin për prostitucion apartamentin e marrë me qira, në pranga dy kolumbiane (VIDEO)

Shfrytëzonin për prostitucion apartamentin e marrë me qira, në pranga dy kolumbiane (VIDEO)

Dy kolumbiane që kishin marrë një apartament me qira në zonën e Vollgës në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion, janë arrestuar në një operacion policor të koduar “Storm”. 

Ndërkaq, janë proceduar penalisht edhe 6 shtetas shqiptarë për prostitucion.

 

Korrespondentja Ervina Garo në një raportim për Mcn Live bën me dije se: “Në dy vitet e fundit janë 12 operacione të policisë që kanë në fokus këtë veprimtari të paligjshme. Në rastet e para kanë qenë në qendër të vëmendjes hotelet, por gjithmonë e më tepër zgjidhen apartamente, atje ku ka më shumë lëvizje. Përmenda Vollgën që është më e frekuentuar edhe nga turistët”. 

 

Policia bën me dije se:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 12-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Kolumbi.

 

Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15 093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy