Përdorimi i Jet Ski-ve dhe mjeteve të ngjashme, Topuzi: Nevojitet një rregullim ligjor në fund të sezonit (VIDEO)

Përdorimi i Jet Ski-ve dhe mjeteve të ngjashme, Topuzi: Nevojitet një rregullim ligjor në fund të sezonit (VIDEO)

Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se në fund të sezonit duhet të bëhet një rregullim ligjor sa i përket jet ski-ve apo mjeteve të ngjashme, pasi është një industri që deri më tani në Shqipëri është në fillimet e veta.

Sipas Topuzit, sa i përket aksidenteve, Shqipëria është brenda normave dhe më mirë sesa vendet e tjera të BE-së. 

Ka nevojë në fund të sezonit të bëhet rregullim ligjor. Industria e turizmit të detit është një nga industritë më të rëndësishme. Ne nuk kemi akoma porte jahtesh. Njerëzit i mbajnë jo me standarde. Këto janë si rezultat i një industrie të re. 

Do të ketë probleme sa të stabilizohet. Nuk i kanë njerëz që janë të specializuar, por ata që kanë para. Duhet të ketë struktura që ta kenë parësore, siç janë bizneset e tjera. Jemi brenda normave, më mirë se vendet e tjera të BE. 

Topuzi tha se Kosova mbetet furnizuesi kryesor i turistëve, ndërsa bëri me dije se prenotimet janë më mirë se një vit më parë. 

Gati 95% e turistëve që vijnë janë europianë, 75% janë nga Europa Lindore, 15-17% janë nga Europa Perëndimore. Mbetet Kosova furnizuesi kryesor me 38% të turistëve. Në muajin prill vendin e parë e kanë zënë italianët. Kosovës i është dhënë mundësia me vizat dhe kanë tentuar të zbulojnë vende të tjera, e kanë më të lehtë për të kaluar me Greqinë. Në muajin prill kishim 16% nga Italia dhe 13% nga Kosova.

Prenotimet janë më mirë se një vit më parë. 

Nuk mund të presësh pushues cilësorë ndërkohë që 50 metra më larg ndërton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy