Një udhëtim në krahinën e Mokrës/ Fshati ku jetonin mbretërit (VIDEO)

Një udhëtim në krahinën e Mokrës/ Fshati ku jetonin mbretërit (VIDEO)

Aty ku takojnë rrezet e para të diellit, nën një thanë, ka thesar..

Kjo është legjenda që ka shoqëruar brezë pas brezi banorët e Selcës, të cilët edhe sot vazhdojnë tja tregojnë femijëve të tyre për të mbajtur gjallë historinë dhe bukurinë e zonës së Mokrës.

Por ndryshe nga sa mendon kur dëgjon banorët të flasin për thesare, në pak minuta qëndrim  në fshat kupton se thesari i vërtet i kësaj zone është natyra, malet, lumi, historia dhe njerzit, të cilët sapo shohin se në fshat ka mystafirë nuk ngurojnë  t’i përshëndesin e t’i ftojnë për një kafe.

Selca ndodhet 40 kilometra larg Pogradecit, në krahinën e Mokrës, zonë e cila historinë e ka po aq të vjetër sa emri.

Dikur ishte qytet i mbretërisë ilire, e sot një fshat me jo më shumë se 50 shtëpi. Zona e Mokrës ishte kryeqendra e mbretërisë ilire.

Selca është fshtati i lashtë ilir, ndërsa këto sic thotë historia këto janë varret e mbretërve të ilirisë.

Vendprehje dhe nderimi për familjet mbretërore, Varret e Selcës i përkasin princërve e princeshave të qytetit të lashtë Pelion, i cili daton 400 vjet para krishtit.

Të ndërtuara brenda në shkëmbinj dhe të vendosura në një kodër të lartë mbi fshatin Selcë e poshtme, pesë varret monumentale janë zbuluar për herë të parë në vitet 40 dhe gërmuar plotësisht në vitin 1971, ndërsa me ardhjen e demokracisë nën kujdesin e të vetmit që nuk i braktisi kurrë Kudretit.

Kudreti dhe Samiu ishin dy prej burrave të fshatit që na ndihmuan të preknim më nga afër historinë e fshatit dhe të varreve monumentale, të cilat vëretojnë ekzistencën e një qyteti të madh antik ndërsa mendohet se ndodhet i pazbuluar nën këmbët e selceës dhe kodrave të gradishtës.

Por ndër vite, prezenca e këtyre varreve ka ngjallur kuriozitet tek banorët e fshatit, të cilët kanë qënë arkeologët e parë të këtij qyteti antik.

Rrëzë kodrës një shtëpizë e vogël druri e cila në rastin më të mirë do të duhej të orientonte vizitorët për në destinacion, qëndronte e mbyllur, ndërsa pa ndihmën e banorëve nuk do të kishte qenë aq e lehtë ta sodisje zonën.

Teksa ne ngjisnim kodrën për t’ju drejtuar varreve të tjerë vizitorë zbrisnin.

Të ndërtuara shumë pranë Selcës së sotme, ka bërë që këto varre të shfrytëzohen edhe nga banorët, ndërsa njëri prej tyre sot njihet si Qorri i Bejkos. Kudreti tregon se varri numër 1 ose qorri i Bejkos është shfrytëzuar nga një bari si haur për bagëtitë

Selca, ndonëse një fshat që ka ç’të tregojë, që nga historia, mikëpritja dhe bukuritë natyrore banorët duket se nuk e kanë ndjerë madhështinë e këtij vendi duke jetuar ende mes mungesës së rrugëve, ujit dhe shkollës.

Tek tuk sheh ndonjë të ri, pasi fshati i cili mbahet vetëm me bujqësi dhe emigracion është larg ëndrrave mbi të cilat të rinjtë projektojnë të ardhmen e tyre.

Ndërsa ata pak fëmijë që kanë mbetur në Selcë, pas klasës së katërt shkollën duhet ta ndjekin në fshatin Proptishtë, aty ku 15 fshatra të zonës së Mokrës mbidhen çdo të shtunë për të bërë pazaret e javës.

Teksa linim fshatin Proptishtë, për t’u përshëndetur më pas edhe me Mokrën, nuk mund të mos ndalonim në një tjerër, dëshmi të gjallë  të historisë së kësaj zone, në urën e Golikut e ndërtuar mbi lumin Shkumbin dhe ende funksionale për banorët që prej shekullit të dytë, pjesë e rrugës Egnatia, Ura e Golikut është ende.

Ura e Golikut pjesë e rrugës së lashtë Egnatia ishte përshendetja më e bukur me këtë zonë, ku ndoshta së shpejti do rikthehemi sërish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy