Jemi mësuar t’i shohim të veshur në mënyrë luksoze dhe të shkëlqejnë në tapetin e kuq. Por disa prej tyre kanë njohur edhe varfërinë. Jeta e tyre nuk ka qenë aq e thjeshtë para se të bëheshin të famshëm.
Daniel Craig - Harrojini imazhet e tij mes femrave dhe luksit në rolin e agjentit 007. Aktori që luan James Bond ka fjetur në stolat e parqeve në Londër disa herë, pasi nuk kishte para për të paguar qiranë.
Halle Berry – Aktorja që shkëlqeu në rolin e “Catwoman” u vendos në Hollivud në moshë të re për të ndjekur ëndrrat e saj. Por e ëma nuk e mbështeste në këtë ide dhe vendosi të mos i dërgojë më para. Berry u detyrua të kalojë disa kohë në qendrat për të pastrehët.
Hilary Swank – Portagonistja e “Million dollar Baby” ishte aq e vendosur të bëhje aktore, saqë e bindi mamanë e saj të jetonin të dyja në një furgon në Los Angeles derisa të bënin paratë për një shtëpi.
Jim Carrey – kur ishte 16 vjeç, Carrey e la shkollën për t’u kujdesur për nënën e sëmurë. Gjendja e familjes ishte aq e keqe, saqë për një farë kohe jetuan në autobus. Por talenti, sensi i humorit dhe mimikat unike e bënë Jim disa vite më vonë një milioner.



