Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg bëri thirrje këtë të enjte në Ankara se tani është koha për të integruar Finlandën dhe Suedinë, kandidaturat e të cilave për Aleancën Atlantike janë bllokuar që prej majit nga Turqia.
Unë ende mendoj se ‘tani’ është koha për të ratifikuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.
Stoltenberg i cili ka vizituar Turqinë për të treguar mbështetjen e Aleancës pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit që vrau më shumë se 36 mijë njerëz në vend kishte përmendur për herë të parë të martën e kaluar hipotezën e hyrjes së Finlandës në NATO më parë sesa Suedia.



