Arkitektët kundër shembjes së teatrit, japin alternativa (VIDEO)

Arkitektët kundër shembjes së teatrit, japin alternativa (VIDEO)

Shembja e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, për t’ja lënë vendin projektit të prezantuar tashmë, përveç kundërshtimit që ka hasur nga një pjesë e madhe e kastës së aktorëve, nuk ka gjetur mbështetje as nga arkitketët. Lida Miraj, arkitekte dhe arkeologe shprehet për TemA Tv, se aprovimi i saj dhe kolegëve për shembjen, do të ishte një hap drejt mohimit të profesionit.

Ndërsa shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, në qendrimin zyrtar që ka mbajtur, pohon se për Tiranën është i nevojshëm ngritja e një teatri të ri, modern dhe unik në arkitekturë, por jo në vendin ku ngrihet aktualisht teatri kombëtar, të cilin ata e konsiderojnë si një vlerë historike-arkitektonike për kryeqytetin.

Nëse Qeveria do të shpallte se teatrin e ri do ta ndërtojë diku pranë bulevardit të ri, apo në tokat e ish-fushës së aviacionit, apo hapësirat e ish-Kinostudios, a diku gjetkë, pa dyshim që të gjithë do të ishim pro saj, e së bashku me ne, do të shihte gjithë aktorët e artistët ta duartrokisnin e përgëzonin duke ju vënë në krah e jo kundër, për një realizim të shpejtë. "Teatri si pjesë e kësaj historie duhet të qëndrojë, të dëshmojë epokë artistike por edhe arkitektonike".

Për çështjen e teatrit Kombëtar, deputetët e opozitës në komisionin e Medias kanë prishur rendin e ditës këtë të hënë për të kërkuar praninë dhe sqarimin e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy