Vjedhja e sigurimeve është konsideruar si krim nga ministri i Brendshëm, veçanërisht informaliteti në paga.
Lidhur me këtë kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku në një lidhje skype me 'MCN Economy' u shpreh se e gjithë kjo deklaratë është një show pasi nuk i takon ministrit të Brendshëm të flasë për cëhstje të financave.
Ai tha se Shqipëria ka nevojë për reforma thelbësore për të bërë të mundur uljen e informalitetit dhe se sipas tij duhet zbatuar dhe një sistem taksash i unifikuar për bizneset.
Mendoj se në rastrin e deklarimit të fundit të ministrit të brendshëm duhet të dallojmë formën nga përmbajtja. Sa i përket formës mendoj se kemi të bëjmë më shumë me një show dhe spektakël sepse si takon ministrisë së brendshme të flasë për këtë, i takon ministrisë së financave, Hoxha se ka tagrin për një veprim të tillë.
Megjithatë nëse do e pranojmë se shprehja e tij ishte për të frikësuar bizneset mendoj se ka ngelur vetëm të bëhet akti formal që të bashkohet ministria e brendshme me atë të financave. I qëndroj faktit që të lëmë formën sepse mendoj se shprehja e tij ishte formale.
Sa i përket thelbit evazioni fiskal që bëhet me deklarimin e pagave për mua është vjedhje, nëndeklarimi i pagave praktikisht dëmton rëndë konkurrencën e bizneseve përveçse buxhetin e shtetit. Pra Shqipëria ka nevojë për reforma themelore për të ulur informalitetin në Shqipëri sepse edhe nëndeklarimi i pagave është pjesë e saj.
Duhet të kemi parasysh se informliteti në Shqipëri është në një masë shtrirje shumë të madhe dhe qeveria së pari duhet të rregullojë sistemin fiskal, ato hapësira që i detyrojnë bizneset të bëjnë nëndeklarime të pagave. Qeveria duhet të kalojë në një taksë unike të thjeshtë që të mos i nxisë bizneset që të detyrohen për këto nëndeklarime dhe kryesorja lufta ndaj informalitetit duhet parë si lufta kundër korrupsionit.
Që shteti të jetë i suksesshëm në informalitet duhet të rregullojë legjislacionin e tij. Shteti duhet të jetë i ndershëm sepse duhet të menaxhojë mirë burimet e tij financiare sepse një shtet që shpërdoron buxhetin nuk mund ti turret biznesit apo individëve.Evazioni me pagat është vetëm një grimcë krahasuar me vjedhjet në buxhet.



