Bolsonaro kujton Che Guevarën: Krimineli komunist

Bolsonaro kujton Che Guevarën: Krimineli komunist

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, e ka kujtuar argjentino-kubanin Ernesto 'Che' Guevara me një mesazh të ashpër në Tëitter.

Duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi të militantit revolucionar pas arrestimit të tij, Bolsonaro shkroi: "9 tetor. Vdiq në Bolivi krimineli komunist 'Che' Guevara, trashëgimia e të cilit frymëzon vetëm të margjinalizuarit, të varurit nga droga dhe llumin e krahut të majtë".

"Me fundin e tij - vazhdoi ai - komunizmi ka humbur forcën në Amerikën Latine, por është kthyer me  Forumin e San Paolo (i cili bashkon personalitete të së majtës së Amerikës Latine) që ne vazhdojmë të luftojmë".

Një tjetër udhëheqës politik i Amerikës së Jugut që nuk e fshehu kënaqësinë për vrasjen e 'Che' ishte presidentja e përkohshme boliviane Jeanine Añez, sipas të cilës "me humbjen e Ernesto 'Che' Guevara, Bolivia ka treguar se asnjë lloj i diktaturës - komuniste, fashiste ose populiste - nuk do të ketë kurrë legjitimitet brenda kufijve të saj".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy