Një 62-vjeçar nga Shqipëria është nën akuzë për tentativë përdhunimi ndaj një shitëseje në Kërçovë të Maqedonisë. Siç raporton “Tetova sot”, H.M., 62 vjeç shtetas I Shqipërisë, më dt. 19 tetor, është future në një dyqan për të blerë një pallto.
Në momentin kur ka qenë i shërbyer shitësja, ai I është afruar dhe ka nisur ta prekë në trup.
Gruaja ka arritur ta largojë nga vetja dhe është futur në dhomën e personelit, prej ku ka marrë një thikë për t’u vetëmbrojtur. Në atë moment nga dhoma ka dalë kolegia e saj, gjë që ka bërë që agresori të largohet.
Ai është larguar menjëherë, por policia ka arritur ta gjejë dhe e ka vënë në pranga.
Nga ana e Gjykatës Themelore në Kërçovë, H.M. i është caktuar dënimi me burg prej tre muajsh dhe është dërguar në burgun e Idrizovës.



