Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, bëri thirrje sot për dialog mes opozitës dhe deputetëve të rinj nga listat e LSI e PD në Kuvend.
Fill pas krijimit të grupeve parlamentare të opozitës së re në Kuvend, ambasadori Soreca tha se tashmë është koha për dialog dhe duhet të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.
"Duam që opozita të dialogojë jo vetëm me palët e veta por edhe me qeverinë për tu futur në zgjedhjet lokale. Tani është koha për dialog dhe të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale," u shpreh Soreca para mediave.
Ambasadori i BE vlerëson se opozita e re krijon pritshmërinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.



