22 viktima dhe një mijë e 30 të plagosur nga tërmeti në Turqi (VIDEO)

22 viktima dhe një mijë e 30 të plagosur nga tërmeti në Turqi (VIDEO)

Ministri i Brendshëm turk, Soylu deklaroi se si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 22 persona, prej të cilëve 18 në Elazıg dhe katër në rajonin Doganyol në Malatya.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) kishte njoftuar më parë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazıg të Turqisë numri i të vdekurve ishte 21 persona ndërsa 1 030 të tjerë ishin plagosur.

Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazıg, në rajon kanë ndodhur edhe 12 tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë që nga ora 08:00 sipas kohës lokale ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 274.

“Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 21 persona nga të cilët 17 në qytetin Elazıg dhe 4 në qytetin Malatya, ndërsa janë plagosur 1.030 të tjerë nga të cilët 654 në Elazıg, 226 në Malatya, 32 në Diyarbakır, 25 në Adıyaman, 6 Batman, 37 në Kahramanmaraş dhe 50 në Sanlıurfa”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja në tre ndërtesa në qendrën e qytetin Elazıg.

AFAD ka bërë të ditur se në rajon janë dërguar 235 mjete, 18 qen shpëtimi dhe gjithsej 1.167 personel për punimet e kërkim-shpëtimit nga institucionet si AFAD, ato të xhandarmërisë, njësive shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë UMKE dhe të zjarrfikësve.

Sipas Planit të Ndërhyrjes ndaj Katastrofave të Turqisë, nën koordinimin e AFAD-it janë vendosur në veprim me parimin e “punimeve 24 orë në 7 ditë” 28 grupe me qëllimin për të vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit dhe mbështetjes së pandërprerë shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy