
Ngjarja në Elbasan ka shumë pikëpyetje dhe provat që do ta zbardhnin janë hequr. Në një analizë mbi atë që ndodhi mesditën e së mërkurës në Elbasan, gjatë emisionit “Të Paeskpozuarit”, në MCN TV, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, tha se serverat e kamerave të dy biznesve pranë vendit të ngjarjes janë zhdukur. Po ashtu nga vendi i ngjarjes janë hequr prova që do të hidhnin dritë mbi rrethanat e vrasjes. Lala tha se ka rezerva edhe për rolin e policisë, drejtues të së cilës kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë qëndruar indiferentë.
Pjerin Xhuvani ishte 56 vjec, mjek psikiatër, ish-drejtues i spitalit psikiatrik Elbasan. Kandidat për deputet dhe drejtues i LSI. Është arrestuar se ka qenë i dyshuar për korrupsion, ia hodhi vetëm me shërbim prove. Në 2017 flitet për një bashkim të Pjerin Xhuvanit me PDIU, ku për këtë parti garonte Aqif Rakipi. Së fundmi rezultonte si mbështetës i PS. Ishte edhe personi kryesor i akuzuar nga PD për incidentin e 14 marsit në Elbasan. Në praninë e tij ka qenë Kel Cami, një person me të shkuar kriminale. Në mesditë PD ka bërë një telefonatë se një ML lëvizte në qytetin e Elbasanit. PD pretendonte se po shpërndaheshin para. Sipas PD aty kishte karta identiteti dhe lista të votuesve.
Është bllokuar personi dhe nuk është lejuar të lëvizë derisa ka mbërritur policia. Teksa po sqarohej situata, janë afruar disa automjete dhe prej andej kanë dalë persona të armatosur. Ka pasur përplasje fizike fillimisht në syrin e policisë. Në këtë moment njëra palë ka hapur zjarr dhe në këtë moment Arbër Papleka ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur Xhuvanin.
Zyrtarisht rezulton se si në automjetet e PD janë gjetur vetëm fletë të ngjashme me ato të votimit që subjektet politike i kanë shpërndarë me synimin për t’i shpjeguar votuesit si të votonin. Në automjet janë gjetur vetëm fletushka, zyrtarisht. Dyshimi im si gazetare është se mund të ketë pasur edhe karta identiteti. Aty është arrestuar një person që ka hequr prova nga vendi i ngjarjes.
Unë nuk kam një dokument zyrtar, por burime të rezervuara thonë se njëri prej personave ka hequr prova që mund të jenë: gëzhojat e plumbave, serverat e kamerave të sigurisë dhe kartat e identitetit.
Në asnjë moment nuk e kam dëgjuar zotin Ardi Veliu të shpjegojë cilat ishin veprimet e policisë.
Është ngjarje me sfond politik. Ka edhe një problem tjeër. Është bërë një krim i tmerrshëm para 15 zyrtarëve të policisë që në asnjë moment nuk kanë nxjerrë armën nga brezi.
Serverat e dy kamerave të sigurisë janë zhdukur. Veliu nuk tha se cili ishte subjekti politik që pretendohej se po blinte vota.



