Skenaristi Koloreto Cukali në një lidhje skype me ‘MCN Informacion’ ka folur për artin dhe kulturën ku ka trajtuar disa problematika që lidhen me menaxhimin e Teatrit Kombëtar ku u shpreh se fillimisht për teatrin duhet një kalendar afatgjatë sepse kjo tregon punën dhe seriozitetin e institucionit,
Ai tha se vetë nuk shkon fare në teatër për shkak të disa problemeve që prekni principet e tij, ku veçoi abuzimin me institucionet e shtetit për të cilët tha se është shumë i përhapur.
Sipas tij drejtori i bordit duhet të zgjidhet nga artistët, ndërsa theksoi se një tjetër problem madhor është dhe puna e bordeve të cilat janë mediokre.

Një kalendar tregon seriozitetin e një institucioni artistik, tregon se aty planifikohet për punën dhe cili është vizioni dhe unë jam për një kalendar dy vjeçar të punës. Tani po e mara vesh se teatri kombëtar nuk paska pasur kalendar dhe ky është një turp i madh.
Unë nuk shkel në teatrin kombëtar për arsye principesh, për shkak të shembjesh së teatrit unë vendosa të mos shkel më atje.
Abuzimi nga institucionet e shtetit është diçka shumë e përhapur, arroganca e rilindjes është e tillë që kushdo drejtor që ka diçka në dorë abuzon deri në fund. Unë shoh një mediokritet maksimal dhe teatri kombëtar s’ka pse bënë përjashtim nga kjo.
Unë do vija në pah dy probleme kryesore, arti i tetarit nuk mund të ketë art diktatorial, një teatër apo institucion tjetër se bënë drejtori por ansambli.
Drejtori nuk mund të zgjidhet pa votën e artistëve. Drejtori duhet të votohet nga artistët se më mirë se ata se di kush do ishte menaxheri më i mirë i atij teatri.
Një tjetër problem është ai i bordeve që vuan e gjithë Shqipëria, të gjithë institucionet kanë një bord që vendosin për buxhetet dhe ato janë mediokre, banale dhe vulgare që përbëhet nga njerëz që shkojnë aty për të marrë dhe 50 apo 100 mijë leksha.
Bordet janë qoka dhe me këto borde shqipërua s’ka për të shkuar asgjëkundi jo vetëm në fushën artistike. Bordi dhe drejtori janë dy kokat më të rëndësishme, dhe po nuk u bënë këto siç duhet s’jemi gjëkundi.



