Numër i lartë infektimesh nga Covid, 522 raste të reja dhe 2 humbje jete

Numër i lartë infektimesh nga Covid, 522 raste të reja dhe 2 humbje jete

Shifra të larta infektimesh me Covid janë regjistruar  në vendin tonë sot, 522 raste të reja dhe 2 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 6662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 522 qytetarë, në këto bashki:

193 raste në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.

Aktualisht janë 4204 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 98 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 522

Të shëruar në 24 orë 98

Të shtruar në spitale 59

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 6662

Testime totale 979,532

Raste pozitive 137,597

Raste të shëruara 130,920

Raste Aktive 4204

Humbje jete 2,473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1596

Shkodër 682

Vlorë 381

Fier 378

Durrës 230

Elbasan 216

Lezhë 211

Berat 141

Gjirokastër 139

Korçë 92

Kukës 85

Dibër 53

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy