Borrell kërkoi koordinim, Kurti: Operacionet policore s’janë punë e asnjë zyrtari evropian

Borrell kërkoi koordinim, Kurti: Operacionet policore s’janë punë e asnjë zyrtari evropian

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur letrës së përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell, që kërkoi që tani e tutje veprimet në Veri të koordinohet me KFOR-in e EULEX-in. Kryeministri i Kosovës tha se operacionet policore nuk janë punë as e tij e as e zyrtarëve evropianë. Ai ka arsyetuar se ka operacione kur nuk është i informuar as ai. “Jemi republikë demokratike. As unë nuk e di kur arrestohet një kriminel, sepse kjo është çështje e policisë hetuese, njësisë që bën arrestimet, prokurorisë. Ka arrestime që unë i shoh saktësisht në të njëjtën kohë si ju, sepse jemi republikë demokratike. I tillë ka qenë arrestimi i Llunës. Mirëpo, veprimet operacionale, kur duhet të arrestohet dikush nuk janë punë e imja, besoj e asnjë zyrtari evropian. Sundimi ligjit në Kosovë është çështje e PK-së. PK-ja ka kryer panumër trajnime në vendet perëndimore, dhe atje kanë mësuar si nuk duhet lejuar të politizohen operacionet policore. Prandaj, nuk mund të bëj çfarëdo pazaresh në kurriz të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, ka thënë Kurti. “Nuk ka kuptim që për zbatim të sundimit të ligjit të ketë koordinim, paralajmërim, para se të ndodhë ligji. Sepse kjo i bie sundim me ligjin, ne jemi për sundim të ligjit”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy