
Teksa kanë mbetur pesë bashki për të zyrtarizuar rezultatet për kryetar, vijojnë paralelisht edhe numërimet për anëtarët e Këshillave Bashkiak.
Deri më tani në Tiranë, Partia Socialiste kryesor me 33 anëtarë të Këshillit Bashkiak, nga 58 gjithsej kur janë numëruar 339 nga 941 kuti.
Sipas shifrave të para, shpërndarja e ulëseve në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit vijon kështu: Bashkë Fitojmë 16, PD 4, PSD 3, PR 1 dhe LZHK 1.
Deri më tani në Durrës, janë numëruar 109 kuti nga 342 në total.
Sipas përditësimit të KQZ-së, PS ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 13 ulëse, PD me 4 ulëse, Partia Agrare Ambientaliste me 4 ulëse, PDIU dhe PSD të dyja nga 1 ulëse.
Në Elbasan janë numëruar të gjitha kutitë e votave, pra 224 dhe PS-ja ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 12 mandate dhe PD me 7 të tilla.
Sakaq, mandate kanë siguruar edhe PSD, PDS, Partia e Gjelbër si edhe Lëvizja e Legalitetit me nga 1 mandat.
Deri më tani në Shkodër, janë numëruar 131 kuti nga 247 në total.
Sipas përditësimit të KQZ-së, PS ka marrë 18 mandate, e ndjekur nga Bashkë Fitojmë me 13 mandate dhe PSD me 12.
Mandate kanë siguruar edhe Partia Demokratike me 5 ulëse, Partia Republikane, Aleanca Liberale e Djathtë dhe PLL me nga 1 ulëse respektivisht.



