E marrosur nga motorët, Xhakaj: Më kujton fëmijërinë me babain, më pëlqen adrenalina dhe rreziku

E marrosur nga motorët, Xhakaj: Më kujton fëmijërinë me babain, më pëlqen adrenalina dhe rreziku

Gazetarja Kmaila Xhakaj e ftuar në Zgjohu me MCN ka folur për pasionin e saj për motorët, të cilin e ka ushqyer që në fëmijëri nga babai i saj i ndjerë.

Ajo tregon se ka hipur mbi motorë që në moshën 11 vjeçe, u shkëput për shumë vite pas humbjes së babait të saj, por që i ngeli peng të blinte një motor pasi i kujtonte fëmijërinë e saj.

Kamila shprehet motori lidhet me karakterin e saj, pasi asaj i përlqen adrenalina dhe rreziku.

Motori lidhet me karakterin tim. Për ata që përdorin motorët është e lehtë të menaxhosh një motor.  I vetmi gjykim më vjen nga mami im që më thotë çfarë do thonë tani që të shohin ty mbi motor, ndërsa të tjerët se kanë problem. Madje unë jam rritur mbi motor e kam nisur që 11-12 vjeç, pastaj kam bërë një pauzë shumë të gjatë pas vdekjes së babait sepse ishte ai personi që më mësoi dhe nëna ime që kishte frikë për mua duke e parë si rrezik.

Motori duhet të kesh dhe patentën e makinës dhe ka qenë gjithmonë ajo frika e mamit dhe meraku i saj, por e mora vendimin vitin e kaluar për tu rikthyer dhe ja kam nisur mamit videon me motor. Më bëri bllok 10 ditë pastaj më foli. Përveç se më kthen shumë pas në kohë në fëmijëri kur rrija pas babit, të njëjtën gjë më jep vetëm se jam vetëm, por pasagjerin e kam imagjinar.

Më duket sikur jam gjithë kohës me babin.  Pas 11 vitesh kam dhënë provimin dhe nuk kisha harruar asgjë, bëra vetëm një ditë guidë, kur kam shkuar isha e vetmja vajzë mes 25 çunave. Hipa në motor pa pasur fare besim por bëra të gjithë ushtrimet dhe profesori më pyeti vetëm kush ta ka mësuar motorin dhe më tha ta gëzosh patentën.

E mora patentën dhe kam lëvizur gati gjithë Tiranën për të gjetur motorin e duhur. Kam parë shumë motorë të bukur, por me këtë rash direkt në dashuri. Xhiroja e parë ka qenë emocion i paparë, kjo ka lidhje me fëmijërinë time, më kthen pas në kohë fëmijërinë e lumtur me babin tim që tani nuk jeton më.

Pasioni im ishte të isha me forcat speciale por nuk e realizova. Më pëlqen shumë adrenalina dhe rreziku dhe kjo lidhet dhe me profesionit e gazetarinë investigative, e njëjta adrenalinë, frikë dhe rrezik sepse e tillë është dhe puna jonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy