Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, ne do të vdesim. Për ne është një çështje jetike.
Kështu tha zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska në një intervistë për BBC e cila do të transmetohet nesër, duke shprehur shqetësim të fortë për vonesat e ndihmave pasi senatorët republikanë në Shtetet e Bashkuara bllokuan një projekt-ligj që siguronte 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën.
"Ne kemi vërtet nevojë për ndihmë. Nuk mund të lodhemi, sepse nëse e bëjmë, vdesim. Na dhemb shumë kur shohim shenja se disponueshmëria mund të zbehet. Për ne është jetike. Dhemb të shohim se çfarë po ndodh”, tha Zelenska.



