Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Zululand, Mustafa Nano ka pasur sërish në studion e tij të ftuar publicistin dhe historianin Olsi Jazexhiu për të folur për Kur’anin dhe martesat në Islam, apo edhe martesat mes të njëjtës gjini.
Gjatë gjithë emisionit Nano dhe Jazexhiu kanë replikuar ashpër mes njëri tjetrit për disa ajete Kuranore ku flitej për të drejtat e burrit mbi gruan, apo për mosbarazinë mes burrit dhe gruas.
Po debat hapi edhe pyetja që shtroi Nano se pse një mysliman duhet të marrë katër gra dhe pse një mysliman falet në pesë kohë. Sipas Jazexhiut, kjo ka mister brenda. Për ta ilustruar mori dhe shembullin e teologut të madh të krishtërimit Thomas Aquinas kur në debatet e tij me paganët thoshte pse Zoti na i ka bërë obligim për të sakrifikuar qengja dhe dele, ashtu siç ka ndaluar për myslimanët mishin e derrit.
Jazexhiu tha se vetë nuk është kundër homoseksualve, pasi është e drejta e tyre. Ai tha se disa ambasadorë janë bërë si guvernatorë që këtë antivlerë (homoseksualitetin) po e kthejnë në vlerë.



